Ushtria e Kosovës ka zgjuar reagime edhe nga zyrtarë të politikës ruse.
Vendimi i Prishtinës për formimin e ushtrisë duket të jetë temë e diskutimit në Këshillin e Sigurimit në OKB, ka thënë sot shefi i Komitetit rus për çështje ndërkombëtare, Konstantin Kosaçov.“Është shumë e mundshme që Prishtina bëhet gati për luftë, si dhe për operacione ushtarake dhe policore”, deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
“Kjo është shqetësuese dhe mendoj se duhet të jetë temë e diskutimit në Këshillin e Sigurimit në OKB”, shtoi ai. Kosaçov beson se prapa ushtrisë së Kosovës qëndron SHBA.“Kush qëndron prapa këtij vendimi të Kosovës? Nuk duhet të mendohemi shumë, të vetmit që janë duke i mbështetur shqiptarët e Kosovës janë SHBA-të”, përfundoi ai.
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...