Vlora Çitaku ua tërheq vërejtjen: Kujdes me deklaratat që po i bëni për NATO-n e BE-në

14:30 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të shumta që në Kosovë janë bërë në adresë të BE-së dhe NATO-së, për shkak që këto të dya kundërshtuan ushtrinë e Kosovës.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka thënë se nuk duhet të kemi një fjalor të tillë ndaj organizatave ku synojmë anëtarësimin.

“Ju lutem kursehuni nga deklaratat dhe sulmet ndaj BE-se dhe NATO-s. Ne keto organizata ku ne aspirojme te anëtarësohemi, vendimet mirren me koncensus. Përderisa ka shtete jo -njohëse brenda tyre, deklaratat nuk mund të jene ndryshe nga ato qe I dëgjuam këto dite.

Edhe Amerika është NATO.

Edhe Gjermania është BE.” ka shkruar ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme