Të gjitha seancat e parapara të mbahen sot me përjashtim të rasteve të kujdestarisë, janë shtyrë për arsye që nuk parashihen me legjislacionin penal apo civil të Republikës së Kosovës.
Për dallim nga rastet tjera penale apo civile ku mungesa e palëve përbën pengesë ligjore për mbajtjen e seancave gjyqësore, sot seancat u shtynë për shkak të miratimit në lexim të dytë të projektligjeve që shndërruan Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ushtri, të gjitha seancat e parapara të mbahen në sesionin e pasdites në Gjykatën Themelore të Prishtinës, janë shtyrë.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.
“Jam njoftuar nga administrata e Gjykatës se seancat e parapara të mbahen pasdite janë shtyrë për shkak të votimit të projektligjeve për ushtrinë në Kuvendin e Kosovës dhe vetëm rastet që hyjnë në kujdestari do të mbahen”, tha Gashi.
Kuvendi i Kosovës sot miratoi tri projektligjet që rregullojnë transformimin e FSK-së në Ushtrinë e Republikës së Kosovës./kallxo.com/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?