Haziri: Edhe sot, edhe dje, edhe para një jave, uroj transformimin e FSK-së në ushtri

14:23 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka uruar për themelimin e ushtrisë së Kosovës, ndonëse ka thënë se mungon mandati kushtetues i cili sipas tij është diçka formale, njofton Klan Kosova.

“Edhe sot, edhe dje, edhe para një jave, uroj transformimin e FSK-së në ushtri. Rruga që tash nga ushtria në forca të armatosura është shkurtuar “, ka thënë Haziri për Klan Kosovën.

“Në proces do të arrihet të ndërtohet struktura e sigurisë që Kosovës ia jep atributin e forcave të armatosura të një shteti.

Sipas Hazirit, ndonëse mungon mandati kushtetues, kjo është formale, dhe se duhet kthyer unitetin e aleatëve të Kosovës në NATO.

“Duhet të vazhdojmë të punojmë ta ndërtojmë unitetin në NATO”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme