E sigurtë, kapelja mund t’ju shpëtojë në ato ditë kur flokët tuaja duken keq. Por, nëse mbi to vendosni kapelen e duhur me siguri nuk do të vuani nga ky kompleks.
Fotot e publikuara nga “Marie Claire” shfaqin kombinim më të mirë të kapeleve me stilin e flokëve.
Kapelë e gjerë e lëshuar + flokë të gjata të lëshuara
Të gjithë stilistët e flokëve me të cilët biseduam, pajtoheshin me faktin se flokët e gjata apo mesatare me dredha natyrale apo të valëzuara, ishin mënyra më e mirë për t’iu përshtatur kësaj lloj kapele. Është ideale për stilin e viteve të 70-ta, por mund të kombinohet edhe me stilime të tjera flokësh.
Kapelë republikë + prerje e shkurtë
Stilisti Rosenkranz rekomandon prerje të shkurtër të flokëve në formë të drejtë me kapele republikë, gjë që krijon një balancim dhe një siluetë të shkëlqyer.
Kapelë “Beanie” + flokë të gjata të drejta
Stilistja Bradbury favorizon këto lloj kapele për një arsye të mirë: “Njerëzit me flokë të shkurtra mund të ndjehen sikur kapela është shumë dominuese nëse nuk kanë flokë të lëshuara për të krijuar njëfarë balansi”, thekson ajo.
Kapelë “Cloche” + flokë të shkurtër apo mesatare
Prieto thekson se modeli “Cloche” i kapelës është perfekt për stilime të shkurtra të flokëve. Nëse keni flokë të gjata, mund t’i kapni pak nga poshtë.“I pëlqej këto kapele që të mbulojnë thuajse tërë flokët vetëm nga anash dalin pak”, përshkruan Rosenkranz. Që t’i shtoni edhe më shumë stilin retro, Bradbury rekomandon bërjen e flokëve të valëzuara.
Kapelë “Newsboy” + stili bob i flokëve
Rosenkranz admiron flokët me prerje bob, madje edhe me balluke. Kapela duhet të qëndrojë prapa kokës paksa, që të theksojë prerjen e shkurtër të flokëve.
Kapelë “Beretë” + Pixie model flokësh
Bromell thekson se: modeli i prerjes Pixie me një beretë, është një kombinim shumë i ëmbël.
Kapelë “Fedora” + flokë jo të rregulluara
Prieto dhe Bradbury rekomandojnë nëse nuk i keni flokët e mirë rregulluara apo jeni me të shpejt, thjeshtë kapni flokët bisht poshtë anash dhe vendosni kapelën Fedora, do të krijoni një pamje shumë të lezetshme.
Vuçiqi mohon përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Ib...
Muja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve: Furnizimi i plotë me ...
Osmani takon komandantin e KFOR-it: Sulmi terrorist ndaj inf...
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...