Policia e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës së Veriut gjendjen e sigurisë atje po e cilëson si të qetë. Në një deklaratë për Gazetën Express, zëvendës drejtori në Veri, Besim Hoti, deklaroi se policia atje po vepron në bazë të planeve të saja operative të planifikuara më herët.
“Situata është e qetës si në veri ashtu edhe në jug. Ne tashmë e kemi një plan operativ në bazë të së cilit po veprojmë”, ka deklaruar Hoti.
E qytetarët serbë në veri janë mbledhur edhe sot për të protestuar kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës.
Ata janë mbledhur në afërsi të objektit të UNMIK-ut, dhe në mënyrë të organizuar e kanë varrosur Rezolutën 1244.
Pasi, sipas tyre, krijimi i ushtrisë së Republikës së Kosovës është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Ata, gjithashtu, kanë protestuar edhe kundër taksës së vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj produkteve me origjinë serbe. /GazetaExpress/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...