Deputetët suedezë sërish refuzuan propozimin e mandatarit Stefan Lofven për përbërjen e Qeverisë së re të qendrës së djathtë, edhe atë më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme që sollën vendin në probleme politike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Parlamenti votoi me 200 vota kundër dhe më 116 vota për propozimin e përbërjes së Qeverisë së re suedeze, koalicionit pakicë të Lofven të Partisë Socialdemokrate, partia më e fortë suedeze, dhe të Gjelbërit e orientuar majtist.
Votimi ishte i dyti nga katër të mundshmet, pas së cilës Andreas Norlen, kryetari i Parlamentit, do të duhej të shpallë zgjedhje të reja të përgjithshme.
Dy përpjekjet për të formuar qeverinë deri tani kanë kaluar pa partinë nacionaliste populiste të demokratëve suedezë. Me partinë, e cila arriti rezultatin më të mirë në histori në zgjedhjet e 9 shtatorit, ata nuk duan të bashkëpunojnë as me partitë e qendrës së majtë dhe të djathtë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...