Google ADS

Ahmeti: Ushtria e Kosovës është edhe një themel i paqës dhe stabilitetit të gjithë rajonit

13:37 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Kosovën për votimin e tri ligjeve që i hapin rrugë krijimit të ushtrisë.

Ahmeti ka thënë se Ushtria e Kosovës është edhe një themel i paqës dhe stabilitetit të gjithë rajonit.

Urimi i plotë:

Urimi i Ali Ahmetit për ushtrinë e Kosovës

Sa shumë sakrificë, sa shumë ëndrra, sa shumë përpjekje, sa shumë martirizim ndër

shekuj për të ardhë deri të këto ditë të lirisë, pavarësisë, të ushtrisë, të

barazisë dhe të perspektivës.

Ushtria e Kosovës është edhe një themel i paqës dhe stabilitetit të gjithë rajonit

tonë me perspektivë euroatlantike dhe që nga sot, jo vetëm Kosova, por e gjithë

Evropa juglindore përfiton edhe një aleat në betejën e ndërtimit të kapaciteve

demokratike perendimore në vendet tona, të denja për integrim në NATO dhe Bashkimin

Evropian.

Demarkacioni i kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, njohja e ndërsjellë, hapja e

bisedimeve aderuese për në BE të Maqedonisë dhe Shqipërisë, anëtarësimi jonë në NATO

dhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, bashkë me sundimin e së drejtës në vendet

tona, janë sfidat para nesh.

Të gjithë ne që ndajmë vlerat e njejta dhe kemi synim identik për barazi, drejtësi

dhe integrim euroatlantik të vendeve tona, duhet ta ndihmojmë njëri tjetrin duke ia

zgjatur dorën fqiut gjatë këtij rrugëtimi.

Duke kujtuar dëshmorët ndër dekada, martirët, veteranët, veprimtarët, patriotët,

uroj të qytetarët për këtë të arritur monumentale.

Shpreh mirënjohjen time edhe ndaj aleatëve tanë që qëndruan mbështetës ndaj së

drejtës dhe në vazhdimësi na dëshmojnë dhe vërtetojnë që jemi në rrugë të drejtë dhe

në anën e duhur të historisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme