Google ADS

Sali Berisha uron Kosovën për ushtrinë

13:11 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha ka përshëndetur votimin e Kuvendit të Kosovës për transformimin e FSK-së duke e quajtur 14 dhjetorin si ditë historike për Kosovën dhe kombin shqiptar.

“Dite historike për Kosovën dhe kombin shqiptar! Të dashur miq, sot Parlamenti i Republikës së Kosovës, në një akt historik për konsolidimin e pavarësisë së saj votoi ligjet për ngritjen e Ushtrisë”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ai ka uruar që FSK-ja të shndërrohet në një partnere të vërtetë të ShBA-së dhe NATO-s

“Duke përshëndetur përzemërsisht këtë votim, uroj që Forcat e Armatosura të Kosovës të shndërrohen në një partnere të vërtetë të ushtrive të ShBA dhe vendeve anëtare të NATO-s, garanci e kufijve të Republikës së Kosovës dhe kontribues i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit të rajonit tonë. Urime Kosovë”, ka përfunduar Berisha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme