Google ADS

Thaçi: Falënderoj gjithë miqtë

12:40 | 14 Dhjetor 2018
A Z

Kosova formoi ushtrinë e saj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas formimit të Ushtrisë së Kosovës ka folur para gazetarëve.

Ai ka thënë se ushtarët e Ushtrisë së Kosovës do të jenë në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Sot, kujtojmë gjithë dëshmorët, veteranët, sakrificat e popullit për këtë ditë”, ka thënë ai.

Presidenti ka falënderuar qytetarët , ushtarët dhe ndërkombëtarët për mbështetje të krijimi të ushtrisë.

“Falënderoj gjithë miqtë dhe partnerët ndërkombëtar për mbështetjet”, deklaroi ai.

Ai ka përmendur edhe dialogun, ku ka thënë se duhet të fillojë dhe se duhet të përfundojë me marrëveshje finale me Serbinë.

“Do të punojmë me të gjitha aleatët tani, për ne nuk është me rëndësi numri dhe vendimi, për ne është me rendësi aleanca dhe ushtria e Kosovës e ka pasur, e ka dhe do ta ketë edhe në të ardhmen dhe ajo është NATO”, thotë mes tjerash.

“Urime Kosovë ushtria”, thotë presidenti në fund.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2249516935261537/?t=4

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme