Basha: Urime Kosovë për Ushtrinë, pas Pavarësisë, ngjarja e dytë historike

11:55 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka uruar Kosovën për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Basha ka thënë se Kosova do të jetë më e sigurt me ushtrinë e saj.

Postimi i plotë:

“Urime Kosovë për Ushtrinë! Pas Pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike. Me ushtrinë e saj, Kosova do të jetë më e sigurtë, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë. Nderim të rënëve për liri, mirënjohje miqve të mëdhenj që na mbështetën!”, shkruan Basha në Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme