Isa Mustafa: Urime Ushtria, ajo do të shërbejë për paqe dhe stabilitet në Ballkan

11:37 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar me t’u votuar transformimi i FSK-së në ushtri.

“Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, ishte nevojë dhe e drejtë e shtetit, prandaj më lejoni që në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës të ua uroj këtë ditë kaq të rëndësishme për vendin tonë”, ka thënë Mustafa..

“Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti më e madhe në vend, qoftë në pozitë apo në opozitë, ka përkrahur në vazhdimësi ngritjen dhe aftësimin e FSK-së për t’u shndërruar në Forcë të Armatosur, përkatësisht në Ushtri të Kosovës në interes të mbrojtjes së vendit, pra, në interes të çdo qytetari të saj”.

Sipas Mustafës Ushtria e Kosovës do të shërbejë për paqe, siguri dhe stabilitet në vend dhe në gjithë Ballkanin.

“Prandaj, urime qytetarë!”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme