Kryeministri Rama priti edhe miratimin e projekt ligjit të dytë në rendin e ditës, atë që kishte drejtpërdrejt lidhje me transformimin e FSK-së në ushtri e Kosovës, pas miratimit të transformimit të Ministrisë për FSK-në në Ministri e Mbrojtjes së Kosovës, për të përshëndetur votimin e zhvilluar këtë të premte historike në Kuvendin e Kosovës.
Kryeministri postoi një foto të presidentit Hashim Thaçi me mbishkrimin urime, urime, urime shoqëruar me flamujt e Kosovës, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Rama zgjodhi foton e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili doli me uniformë ushtarake një ditë më parë teksa vizitonte kazermën “Adem Jashari”.
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10156308766986523/?type=3&theater
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet