Google ADS

Meta: Vendim historik për ushtrinë, Kosova e aftë për përgjegjësi

11:11 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë i pari nga politika dhe institucionet shqiptare që ka përshëndetur krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se ky vendim historik dëshmon se Kosova është e aftë për përgjegjësi të reja.

“Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik.”, shkruan Presidenti i Republikës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme