Google ADS

Analisti serb: Beogradi i vetmuar, Ushtria e Kosovës me përkrahjen e fuqive të mëdha

10:13 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Duke folur për taksën e Kosovës në mallin serb, Milan Misic ka thënë se edhe ky veprim është i koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare

Ushtria e Kosovës është paralajmëruar gjatë dhe është e qartë se ka përkrahjen e fuqive të mëdha, përkatësisht fuqisë kryesore – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë komentuesi serb i politikës së jashtme Milan Misic.

“Më duket se Beogradi ka mbetur bukur i vetmuar në rrethanat e reja. Nuk është fjala vetëm për një, kemi në prapavijë edhe bllokadën tregtare të importit të mallit të Serbisë, kemi edhe ndalesë serioze në procesin negociator”, ka përkujtuar ai në një intervistë për “Novi Dan”.

Ai ka vlerësuar se formimi i Ushtrisë së Kosovës është rrumbullakim i pavarësisë dhe thekson se është fjala për procesin i cili do të zgjasë më shumë vite, transmeton GazetaMetro.net.

Duke folur për taksën e Kosovës në mallin serb, ai ka thënë se edhe ky veprim është i koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare dhe si dëshmi për këtë përmend dënimin e butë, ndonëse janë shkelur “parimet elementare te civilizimit të sotshëm”.

“A ësht ky një lloj dënimi i Serbisë për, të themi, sabotimin e pranimit të Kosovës në Interpol apo diçka e ngjashme, është ky vetëm një realitet i ri me të cilin duhet të ballafaqohemi”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme