Një i pastrehë shtrohet në spital dhe 4 qentë e presin atë jashtë derës. Kjo histori e pazakontë ka ndodhur në Rio do Sul, Brazil. Historia e të pastrehut është treguar nga infermierja e spitalit rajonal, Alto Vale nëpërmjet një postimi në Facebook dhe u bë virale.
“Unë nuk e di se si është jeta e tij, pse ai është në rrugë dhe nuk dua ta di dhe ta gjykoj atë, por e admiroj respektin dhe dashurinë që ka për kafshët e tij. Ti shohësh ata kështu, duke pritur pas dere, tregon se sa dashuri që kanë për pronarin. Oh, sikur të gjithë të ishin kështu… sikur të mos kishte ligësi apo keqtrajtime”.
“Është një person i thjeshtë-, vijon postimi, duke shtuar detaje që e bëjnë historinë më dhimbshme, “pa luks, e cila varet nga ndihma e të tjerëve për të kapërcyer urinë, ftohtësinë, dhembjen, ligësinë e botës; dhe ndjenja është reciproke: shkëmbimi i dashurisë, ngrohtësisë, mirëkuptimit dhe një personi që ka pranuar të heqë bukën nga goja për t’i ushqyer ata”.
Të ballafaquar me prova të një lidhjeje të tillë të fortë midis burrit dhe qenve të tij, gruaja dhe kolegët e saj kanë bërë një përjashtim nga rregulli, duke i lejuar qentë të hyjnë në hollin e spitalit dhe i kanë ushqyer ata.
https://www.facebook.com/anacrismamprim/posts/1972342909507963:1
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...