Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën operacion antiterrorist ajror në rajonet Sinxhar dhe Karaxhak në veri të Irakut, rajone këto të përdorura si baza nga terroristët e PKK-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Operacioni është ndërmarrë kundër PKK/KCK/PYD/YPG-së dhe elementeve të tjera terroriste me qëllim mënjanimin e sulmeve terroriste ndaj popullatës dhe forcave të sigurisë nga veriu i Irakut dhe për të garantuar sigurinë kufitare, në përputhje me Nenin 51 të Kartës së OKB-së, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.
Forcat turke kanë shënjestruar strehimore, bunkerë, tunele dhe depo të terroristëve, duke shfaqur kujdes maksimal për popullatën civile dhe mjedisin.
“Sikurse në të kaluarën, TSK ka vendosmërinë dhe vullnetin për t’i përmbushur detyrat me besim të palëkundur për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e shtetit dhe popullit tonë”, thuhet në njoftimine ministrisë.
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj
“Unë nuk kam ardhur këtu për të vuajtur për dashuri”, Lela n...
Shqipëria pëson dy gola për 10 minuta