Nesër në Kuvendin e Kosovës do të votohet për ndryshimin e ligjeve që mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri.
Lista Serbe ka paralajmëruar se do të reagoj në qoftë se votohet për formimin e Ushtrisë së Kosovës, ndërsa ata sot kanë filluar një protestë në veri të Mitrovicës e cila po udhëhiqet nga Goran Rakiq kundër taksës 100 për qind, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, votimi i Ushtrisë së Kosovës sigurisht që mund të përcillet edhe me situata të pazakonta dhe për këtë lajmi.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për t’i pyetur nëse kanë një plan operativ për ditën e nesërme.
Ata për lajmi.net kanë thënë në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore kanë edhe ruajtjen dhe rendin e sigurisë publike, andaj në të gjitha rastet bënë planifikime për të ofruar siguri.
“Policia e Kosovës në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore ka edhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, andaj në të gjitha rastet bënë planifikimet e saja për ofrimin e sigurisë dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në përgjigjen e policisë për lajmi.net.
Ndryshe, të gjitha partitë parlamentare shqiptare pritet që t’i votojnë tri projektligjet për FSK-në.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend