Google ADS

Berisha për Ramën: Sillet si Zeusi

22:32 | 13 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në Top Channel kritikoi kryeministrin aktual Edi Rama.

Sipas tij Rama poston në Instagram poza manjaku. Gjithashtu i bëri thirrje kryeministrit që të plotësojë kërkesat e studentëve.

“Ishte i gatshëm të të nxirrte nga skena dhe bëri edhe moderatorin dhe një gjest i tillë nuk mund të bëhet. Brabo i qoftë studentëve. Ai sillet si zeus. Pale kur poston në Instagram, poza manjaku.

Në Francë ndodhi e madhja dhe Macron doli vetëm 20 minuta dhe më nuk doli pasi e pa që dalja e tij acaronte protestuesit. A e sheh këtë njeri që sot më ka detyruar të bëjë një status banal që s’kam bërë kurrë. Të njoftojë që zgjidhen kërkesat”, tha Berisha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme