JLo e dëshmon se është mbretëresha e stilit

21:32 | 13 Dhjetor 2018
A. B.

Këngëtarja e njohur botërore vazhdon të dëshmojë se ka shumë stil përkundër moshës.

Jennifer Lopez, u kujdes që të kishte vëmendjen e të gjithëve derisa kaloi në tapetin e kuq të filmit të saj më të ri “Second Act”, shkruan portali arbresh.info.

Ajo u shfaq e mahnitshme me një fustan të gjerë ngjyrë rozë, një nga veshjet më interesante që keni parë nga ajo.

Aktorja ishte shoqëruar nga i dashuri, Alex Rodriguez gjatë premierës në New York, ku i la të gjithë me gojëhapur me paraqitjen e saj perfekte duke i vënë në pah linjat trupore tregoi se vitet janë vetëm numra për të.

Përveç si aktore, ajo është tejet e angazhuar edhe në projekte muzikore. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme