Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në rastin e 20 vjetorit të rënies së Mujë Krasniqit përkujton atë duke thënë se përkulemi me nderimin më të thellë para jetës dhe veprës së Mujës, bashkëluftëtarëve të tij, dëshmorëve dhe martirëve të kombit.
“Mujë Krasniqi, një nga legjendat e Ushtrisë tonë Çlirimtare, na la trashëgim, kujtimet më të bukura e më të sinqerta që mund të ketë, secili nga ne që bashkëpunoi, bashkëveproi dhe kontribuoi për çlirimin e vendit”, tha Lladrovci me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Më tej, ai tregoi se me Mujë Krasniqin u njoftua në vitin 1987.
“Përshtypje të veçanta mora pas takimit së bashku me Lulzim Jasharin, më 23 janar 1998, një ditë pas sulmit të ushtrisë serbe ndaj Jasharajve. Ishte një takim i paharrueshëm, sepse, ai reflektonte vendoshmëri, vullnet dhe ndjenjat më sublime atdhetare për çlirim”, deklaroi më tej Lladrovci.
Ai po ashtu tha se “I paharrueshëm është kujtimi për gjeneralin Mujë Krasniqi! Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të atdheut”.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10215975168566080&set=a.2037102021200&type=3&theater
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...