Vinicius Jr. mund të largohet gjatë verës nga skuadra e Real Madridit.
Sulmuesi i ri i madrilenëve, mund të huazohet te klubi i Valladolidit për të fituar më tepër përvojë si lojtar.
Por, edhe pronari i skuadrës spanjolle, Ronaldo ka thënë se po synon që ta sjellë talentin brazilian.
Madje, ish-futbollisti i Los Blancos ka pohuar të ketë biseduar me presidentin e kampionit evropian, Florentino Perez.
“E kam pyetur Perezin nëse mund ta kemi atë, por duket se mund të jetë e vështirë. Nuk i kemi paratë për një marrëveshje të përhershme, por sigurisht se do të doja ta shihja Viniciusin te Valladolidi”, ka thënë Ronaldo.
Ky i fundit, kujtojmë se në shtator kishte blerë 51 për qind të aksioneve te klubit spanjoll.
Ndryshe, 18-vjeçari deri më tani është paraqitur në katër raste për Realin dhe ka shënuar një gol.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen