Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Fora Ahmeti, ka konfirmuar për Arbresh.info gjetjen e një sasie të eksplozivit në fshatin Mazgit.
Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një mjet te dyshimt ne rrugën magjistrale Prishtine – Mitrovice, përkatësisht ne afërsi te fshatit Mazgit”, ka thënë ajo.
Zëdhënësja Ahmeti ka shtuar gjithashtu se janë njësiti i Policisë është duke bërë ekzaminimet e nevojshme.
“Të gjitha njësitet policore te nevojshme për te menaxhuar me një situate te tille kanë dale ne vendin e ngjarjes dhe aktualisht janë duke ndërmarre veprimet e nevojshme operative dhe ato te ekzaminimit”, ka thënë ajo.
Ameti ka kërkuar nga qytetarët të gjejnë rrugë aletrnativë pasi kjo rrugë është e bllokuar
“Aktualisht policia ka bllokuar segmentin rrugore ne fjale përderisa te kryhen veprimet e nevojshme policore, ndërkaq po asiston pjesëmarrësit ne trafik për rrugët alternative. Ndërkohe qe po kryhen veprimet e sipercekura policia ka filluar një hetim preliminar lidhur me rrethanat qe karakterizojnë rastin”, ka përfunduar Ahmeti.
Ndryshe pak minuta më parë Arbresh.info ka raportuar për gjetjen e një sasie të eksplozivit në fshatin Mazgit.
Dëshmitarë i kanë thënë për Arbresh.info se eksplozivi është gjetur në magjistrale Prishtinë-Mitrovicë e më pas është deminuar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Lexo edhe: Gjendet eksploziv në Gazimestan
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...