Nora Istrefi vjen tejet e nxehtë në klipin e fundit

17:55 | 13 Dhjetor 2018
A. B.

Dyshja e njohur kanë sjellë projektin e tyre muzikor, bashkëpunim ky që u prit mirë nga publiku.

Kënga “M’ke mungu” e reperit nga Shqipëria, Skerdi dhe këngëtares tonë, Nora Istrefi në minutat e parë të publikimit u pëlqye tej mase nga fansat e dy artistëve, shkruan portali arbresh.info.

Përveç projektit, ajo që tërhoqi vëmendje në këtë klip ishte edhe pamja e këngëtares, Istrefi e cila u shfaq me veshje të ndryshme.

E në njërën prej tyre, Nora dukej tejet seksi në një fustan të shkurtër ngjyrë vjollcë pa reçipeta ku dukej tejet seksi dhe provokative.

Projekti është i destinuar për hit, i shtohet edhe fakti se ka një super klip.

Max Production qëndron prapa videoklipit të Skerdit e Norës, duke u rikthyer kështu fuqishëm në skenë para performancave të dimrit.

Dy artistët do të jenë mjaft të angazhuar me koncerte anë e mbanë Evropës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme