Haradinaj përpilon marrëveshje finale me Serbinë

15:49 | 13 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përpiluar një draft Marrëveshjes Gjithëpërshirëse Ligjërisht Obligative ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Sipas tij ky draft-dokument është dokument mbështetës për procesin ekzistues të dialogut, si dhe aspektet që ndërlidhen me përshpejtimin e këtij procesi.

Ai tha se ky dokument e ka paraqitur para ambasadorëve të vendeve të Quint-it.

“Shefi i Dialogut Teknik, Avni Arifi, ka prezantuar kapitujt, që për ne do të përbëjnë parametrat kryesorë të marrëveshjes, e cila do t’i hapë rrugë normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Draft-dokumenti me anekset përcjellëse, iu është dorëzuar edhe të gjithë bartësve të institucioneve dhe kryetarëve të të gjitha subjekteve politike”, thuhet në njoftimin e Haraidnajt.

Sipas Haradinaj, në ditët dhe javët në vijim, ky draft-dokument do të diskutohet me të gjitha palët në shoqërin, për të arritur te dokumenti përfundimtar, ku do të përfshihet ekspertiza e të gjithëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme