Google ADS

Ministri i Punëve të Jashtme falënderon ambasadorin amerikan për përkrahjen ndaj Forcës se Sigurisë së Kosovës

15:41 | 13 Dhjetor 2018
V. S.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli  ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ku ky i fundi përmes një postimi në “Twitter” e ka quajtur ‘historik’ votimin e nesërm të tri ligjeve me të cilat Kuvendi i Kosovës do ta nisë procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Pacolli ka shkruar se ambicia është që të krijohet një ushtri multietnike dhe gjithë përfshirëse.

“Faleminderit ambasadori i SHBA-ve, Kosnett, për mbështetjen e fortë për transformimin e FSK-së. Ambicia jonë është të krijojmë një ushtri multietnike me të vërtetë gjithëpërfshirëse, që do të forcojë paqësisht forcimin e kombësisë së Kosovës dhe të jetë një hap i rëndësishëm për të kapërcyer fragmentimin rajonal”, ka shkruar Pacolli në “Twitter”.

Ndërkaq, në një deklaratë të postuar në këtë rrjet social Ambasadori Kosnett përsëriti se SHBA do ta mbështesë FSK-në në zhvillimin e saj profesional.

“Votimi i nesërm për tranzicionin e FSK-së është historik për Kosovën. SHBA do ta mbështesë zhvillimin profesional dhe evolucionin organizativ të FSK-së, e cila duhet të luajë një rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke reflektuar karakterin shumetnik të vendit dhe përkushtimin e popullit të Kosovës për paqe”, tha ambasadori amerikan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme