Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski komentoi videon e djeshme të Nikolla Gruevskit nga Budapesti që u publikuar në media duke thënë “të përqendrohemi në zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve dhe të shohim shteti të përparojë, në vend se të komentojmë shfaqje reale dhe klipe.
Kjo as do të jep vlerë për cilësinë e jetesës, as do të bëj diçka për shtetin”.
Mickoski sot i drejtori gazetarët që në mënyrë direkte ta pyesin Gruevskin në lidhje me logjistikën e tij në Budapest, shfrytëzimin e automjetit me shofer personal dhe vizitën e restoranteve elite, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Duhet ta pyesni Gruevskin për atë. Mendoj se do t’u jep përgjigje të duhur. Personalisht, si Hristijan Mickoski dhe kryetar i OBRM-PDUKM-së, nuk kam koment, as që e dij se kush është vozitësi dhe cili është automjet”, theksoi Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas ndarjeve të dhuratave për 100 kompanitë më tire të Odës Ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore.
Ai shtoi se nuk ka pasur asnjë komunikim, dhe as që din nëse dikush nga partia është takuar me Gruevskin.
Në pyetjen nëse OBRM-PDUKM do të mbështes Ligjin për amnisti, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Mickoski e përsëriti qëndrimin se “partia do të mbështes secilën zgjidhje që do të thotë zgjidhje për personat që janë nën përndjkje politike nga kjo Qeveri”.
Për gjendjen politikën aktuale politike, Mickoski e quajti “shkruaj, fshij” dhe pa reforma strukturore.
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...