Barcelona shpeshherë ka transferuar lojtarë nga Arsenal, si Thierry Henry, Cesc Fabregas apo Alexandr Hleb.
Së fundmi, katalunasit kanë futur në listën e dëshirave të tyre edhe talentin e Arsenal, Emile Smith – Rowe.
18 vjeçari ka depërtuar mirë në skuadrën e parë të Arsenal, madje ka regjistruar paraqitje të mira edhe në Ligën e Evropës.
Interesimi nga Barcelona e ka gëzuar lojtarin, por ai ka thënë se nuk është edhe aq i interesuar për një largim nga “Emirates”.
“E kam shikuar shumë skuadrën e Barcelonës me Xavi, Iniesta dhe Messi, kur ishin në kulmin e tyre” ka thënë lojtari për “Sky Sports”.
“Kur e kuptova se ata po interesohen për mua, sigurisht se isha i lumtur, por nuk mund ta shpjegoj se sa shumë ndihem sikur Arsenal është skuadra e duhur për mua” ka thënë tutje, Emil Smith – Rowe.
Smith po konsiderohet si e ardhmja e Arsenal dhe “Gunners” me siguri se do të bëjnë maksimumin për ta mbajtur në skuadër.”
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...