Google ADS

Hoxhaj: Ushtria e Kosovës hap drejt Ballkanit më paqësor dhe më të qëndrueshëm

15:15 | 13 Dhjetor 2018
V. S.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në prag të votimit për themelimin e Ushtrisë së Kosovës ka shkruar se përgjatë një dekade pavarësi FSK e ka dëshmuar se është institucion profesional, multietnik dhe i trajnuar me standardet e NATO-s.

“Duke synuar t’i shërbejë të gjithë njerëzve në mënyrë të barabartë në Kosovë, tani është koha për të kaluar në Forcat e Armatosura”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter

Shtoi së bërja e Ushtrisë së Kosovës është hap drejt Ballkanit më paqësor dhe më të qëndrueshëm.

Ndryshe, nesër në Kuvendin e Kosovës do të votohet për transformimin e FSK-së në Ushtri. Themelimi i Ushtrisë po përkrahet fuqishëm nga Amerika.

Të NgjajshmeKuvendi voton nesër për Ushtrinë Ronaldo: Kam biseduar me Real Madrid për Vinicius JR Aktakuzë për shoferin e autobusit që rrezikoi jetën e 23 personave Dembele do të dënohet me 200 mijë euro, kjo është arsyeja Vuçiq zbulon se çfarë do të bëjë Serbia nëse Kosova e formon ushtrinë Hoti përshëndet qëndrimin e Gjermanisë për kushtëzimin e Serbisë drejt BE-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme