Efekti i pastrimit në mëngjes dhe atij në mbrëmje

14:37 | 13 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Pastrimi në mbrëmje me atë të mëngjesit, kanë dallime të mëdha!

Ekspertët kanë zbuluar ndikimin e këtyre dy kohëve në flokë, dallimi mes tyre dhe si duhet të kemi kujdes që flokët të duken të bukura dhe shumë voluminoze, njofton Klan Kosova.

Kur i lani flokët në mbrëmje dhe flini, mbase e keni vërejtur që në mëngjes flokët duken më të yndyrshme, pikërisht për këtë ekspertët thonë se nuk janë më të yndyrshme por vetëm duken.

Gjatë gjumit flokët janë të shpërndara nëpër jastëk dhe mund të jenë jo plotësisht të thara kjo bon që të ju mungoj vëllimi dhe duken të yndyrshme por edhe flokët ende të njoma gjatë fërkimit me jastëk kanë shans më të madh që të pëlcasin në majë.

Nëse dëshironi që flokët t’i lani para gjumit kujdesuni për këto gjëra:

Përdorni shampo të butë

Krihni flokët me kujdes pas larjes

Përdorni locion për volum të flokëve

Flini në jastëk të mëndafsht

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme