Lionel Messi ka përfunduar vetëm në vendin e pestë në garën për Topin e Artë, në vitin 2018.
Megjithatë, argjentinasi vazhdon të konsiderohet si lojtari më i mirë në histori, edhe pas këtyre rezultateve.
Një koment për yllin e Barcelonës e ka dhënë edhe ish mesfushori i Arsenal, Robert Pires.
Ai ka krahasuar Messin me yjet e të kaluarës si Zinedine Zidane apo Thierry Henry, të cilët Pires i kishte shokë skuadre.
“Nëse ai luan sikur kundër Espanyol, është e pamundur ta ndalësh. Ishte e jashtëzakonshme” ka thënë Pires për “Mundo Deportivo”.
“Kam luajtur edhe me Zidane, Henry, Riquelme, dhe kam luajtur kundër Ronaldinhos dhe Cristianos, por Messi ka diçka që nuk e ka askush” ka thënë tutje francezi.
“Nuk e di nëse është më i miri në histori, por pak lojtarë janë në nivelët ku ai qëndron” ka përfunduar ish ylli i Arsenal.
Me dy golëshin e tij nga gjuajtja e lirë, Lionel Messi ka nxitur reagimet e të gjithëve, duke kontestuar madje edhe rezultatet e Topit të Artë.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi