Gjatë paradites së sotme, në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit, është bërë pastrimi i një deponie ilegale të mbeturinave në qendër të këtij fshati.
Largimin e mbeturinave nga kjo deponi e ka parë edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi, Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Inspektor Komunal, qytetarë të fshatit Krushë e Madhe dhe vullnetar të Qendrës Rinore SHL-Kosova.
“Sot po bëhet pastrimi i një deponi ilegale të mbeturinave në qendër të fshatit Krushë e Madhe. Mjedisi i pastër vazhdon të trajtohet me prioritet të lartë në qeverisjen time dhe në këtë frymë sot kemi ndërmarr këtë aksion” ka shtuar ndër të tjera kryetari Latifi.
Gjithashtu, kryetari Latifi i ka falënderuar edhe vullnetarët e Qendrës Rinore SHL-Kosova që ishin bërë pjesë e aksionit.
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”