Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Kosovë Ian Cliff ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të mos i politizojnë proceset ekonomike si në raportet vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare. Gjatë një takimi që pati me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, Cliff duke folur për marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë tha se Britania e Madhe nuk dëshiron që të politizohen proceset ekonomike.
“Jo vetëm bizneset nga Kosova por edhe bizneset nga Serbia janë të interesuara që të avancojnë bashkëpunimin ekonomik me partnerë nga shteti tjetër dhe nuk dëshirojmë që këto procese të politizohen”, tha Cliff.
Këtë deklaratë Cliff e bëri gjatë takimit në të cilin kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu i ndau atij një mirënjohje për kontributin e dhënë në krijimin e partneritetit ekonomik Kosovë-Britani e Madhe.
Me këtë rast, Gërxhaliu tha se ndarja e kësaj mirënjohjeje për ambasadorin në largim Cliff është një ngjarje e veçantë për Odën Ekonomike të Kosovës.
“Kjo është një ditë e veçantë sepse kemi nderin që për kontributin e dhënë në formësimin e partneritetit Kosovë-Britani e Madhe dhe për shumë kontribute të tjera t’i ndajmë mirënjohje amabasadorit Ian Cliff i cili për pak kohë e lëshon Kosovën”, tha Gërxhaliu. Sipas tij, Kosova ka nevojë për miq dhe mbështetës si ambasadori Cliff./F.Gashi/arbresh.info/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...