Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka raportuar sot para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike lidhur me projektligjin për Diasporën.
Ministri Gashi tha se janë realizuar takime e shumë diskutime rreth këtij projektligji me përfaqësuesit e diasporës, raporton arbresh.info.
Ai tha se kanë zhvilluar takime me rreth 10 shtete në të cilët thotë Gashi iu është dhënë mundësia t’i japin mendimet e tyre.
Glauk Konjufca nga lëvizja vetëvendosje tha se ligji për diasporën është shumë i rëndësishëm, por ai propozoi që në këtë ligj të hyjë edhe financimi i shkollimit të fëmijëve të diasporës nga qeveria e Kosovës.
“Shteti i Kosovës duhet me marr krejt koston e shkollimit të fëmijëve në gjuhen shqipe. Këtë kosto duhet me marr sepse do të bëhemi bashkëfajtorë të një kanosje të identitetit të fëmijëve ne 30 vitet e ardhshme. Në diasporë nuk do të kemi shumë shpresë për ruajtjen e identitetit. Këtë kosto duhet të futet në projektligj”, tha mes tjerash Konjufca.
Ky është lajmi për diasporën tha Konjucfa duke shtuar se qeveria duhet të fut në buxhet këtë dhe të paguaj koston e shkollimit në gjuhën shqipe të fëmijëve në diasporë.
Dardan Gashi tha se e përkrahë këtë ide, por duhet që mjetet të ndahen në buxhet.
“Duhet me na jep edhe ju përkrahjen që këtë kërkesë të paraqesim për buxhetin e vitit 2020. Për ne është dera e hapur për investime të tilla në qendrat e diasporës”, tha ai./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...