Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) inkurajon Kuvendin e Kosovës që të procedojë me miratimin e pakos së Ligjeve për FSK-në në leximin e dytë dhe rrjedhimisht t’i hap rrugë tranzicionit të FSK-së në një mandate mbrojtës.
QKSS konsideron se ky është një proces i logjikshëm shtet-ndërtues për të cilin është punuar intensivisht gjatë pesë viteve të fundit.
Sipas kësaj qendre, është tejet e rëndësishme që ky proces të mos instrumentalizohet për përfitime personale e politike mirëpo të transmetohet si një arritur nacionale me benefite për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
“QKSS fton institucionet që me gjakftohtësi t’i rezistojnë presioneve nga ana e disa shteteve të cilat këtë tranzicion e shohin me skepticizëm. Rikujtojmë se QKSS që nga viti 2015 ka paralajmëruar që forma e tranzicionit të FSK-së përmes ndryshimeve të Ligjeve është formë komplet e ligjshme dhe legjitime. Qëndrimet e NATO-s nuk mund të reflektojnë qëndrimin e aleancës e cila e ka vendim-marrjen në bazë të konsensusit e ku një shumicë e shteteve anëtare të NATO-s e përkrah këtë proces si një të drejtë të Kosovës dhe, para së gjithash, një benefit për NATO-n e cila do ta konsideron storjen e saj të suksesit në Kosovë vetëm atëherë kur len si pasardhëse një forcë mbrojtëse, e aftë për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatë.
QKSS thekson se janë të dëshpëruar nga qëndrimi rigjid i Spanjës dhe disa shteteve tjera të cilat vazhdojnë të punojnë aktivisht në dëm të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“E njëjta vlen edhe për NATO-n ku perspektiva e tanishme e Kosovës është pothuajse inekzistente përderisa katër shtete anëtare ende nuk e kanë njohur Kosovën. Konsiderojmë se shumë shtete jo vetëm se në vazhdimësi ekzagjerojnë nevojën për një stabilitet nominal mirëpo edhe së voni po bien pre e një makinerie të lajmeve të rrejshme e cila ka për qëllim krijimin e frikës dhe pasigurisë sidomos në veri të vendit”, thuhet në reagim.
QKSS thekson se tranzicioni i FSK-së në ushtri nuk do të ketë impakt të menjëhershëm përderisa është një proces që do t’i merr 7-10 vite.
“Ndërtimi i kapaciteteve të saj sigurisht se pritet të bëhet bazuar në mbështetjen bilaterale të shteteve përderisa NATO, ashtu sikurse në rastin e mandatit aktual, ka një hapësirë shumë të ngushtë veprimi për shkak të mungesës së konsensusit. Mandati i kufizuar për qëllime të vetëmbrojtjes është në shërbim të ruajtjes së paqes, jo luftës”, thuhet në njoftimin e Qendrës kosovare për studime të sigurisë.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...