Google ADS

5 hapa si të rrisni shpejt vetullat tuaja

09:08 | 13 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Doni të rrisni vetullat tuaja sepse janë të holla dhe të pabarabarta ose thjesht e vetëm për shkakun se po kërkoni të keni vetulla si të Cara Delevingne? Cilado qoftë arsyeja, këtu janë disa këshilla për t’u marrë me fazën e bezdisshme të rritjes së vetullave për disa muaj ose edhe më shumë.

 

Vetullat janë si lënda e parë e fytyrës! A keni parë fotografi me të famshëm pa vetulla? E frikshme! Edhe Angelina Jolie duket e çuditshme dhe kjo është e vështirë për të që t’a arrijë. Vetullat tuaja formësojnë fytyrën tuaj dhe e përcaktojnë atë. Ju mund të jeni të befasuar, por vetullat thonë shumë për ju, pa folur fare. Hiqni dorë nga metodat e mbjelljes, apo lazerave sepse mënyra më e mirë është ajo origjinale: lërini vetullat të trashen në mënyrë natyrale.

Asgjë nuk është e pamundur apo e vështirë, thjesht pak durim! Me këto pesë hapa do e keni edhe më të lehtë…Mbani shënime!

Hapi 1

Mos i prek fare. Fshiheni piskatoren, largohuni nga dhoma e depilimit tek salloni ku ju rregulloheni dhe përpiquni që të mos prekni me dorë asnjë piskatore. Ky hap është më i vështiri dhe hapi i parë që ti po pranon se ke një problem (me vetullat).

 

Hapi 2

Ju mund të prisni diku nga 6 javë deri në 6 muaj, në varësi të asaj që po ndodh me vetullat tuaja. Ndërkohë që prisni, ka shumë gjëra që mund të bëni për të mos u dukur keq. Ndihmojini ato të rriten më shpejt duke i zbardhur vetullat me një furçë të butë ose një sfungjer exfoliating. Kjo do të ndihmojë në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës dhe stimulimin e folikulave të flokëve që të rriten më shpejt. Përdorni vetëm lëvizje të buta rrethore. Gjithashtu, përdorni një serum për rritjen e vetullave për të nisur procesin.

 

Hapi 3

Për të ndihmuar me rritjen e pazakontë të vetullave ju vjen në ndihmë grimi. Së pari, përdorni llak për t’i fiksuar ato. Vizatoni me një laps hapësirat ku mungojnë vetullat për të formuar një të plotë. Thjesht përdorni lëvizje të shkurtra të lehta. Ju gjithashtu mund të përdorni fshehësit ose një pluhur për të mbuluar hapësirat boshe.

 

Hapi 4

Ju tashmë duhet të bëni këtë: të hani ushqim të shëndetshëm. Ky do të ndihmojë lëkurën tuaj të duket më mirë, do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, flokët tuaj do të shkëlqejnë, e gjithashtu kjo do t’i bëjë vetullat të rriten më shpejt. Trupi juaj pasqyron atë që vendosni në të. Ju duhet të hani fruta dhe perime të mira, si dhe një shumëllojshmëri vitaminash çdo ditë në ditë.

Hapi 5

Prisni, pak më shumë. Ky është hapi më i vështirë, por më i rëndësishëm. Përfundimisht ju do t’a vlerësoni pritjen. Mos harroni se duhen 6 muaj për të bërë një Rolls-Royce dhe 13 orë për të bërë një Toyota. Llogaritë i bëni vetë!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme