Një nga qëllimet kryesore të grimit është të dalin në pah sytë, ngjyra e tyre dhe forma. Shumë vajza do të donin t’i kishin sytë më të mëdhenj, por edhe nëse nuk i kanë, mund ta realizojnë përmes grimit.
Pra si mund të realizoni diçka të tillë?
Laps i bardhë ose bezhë
Aplikimi i lapsit të bardhë ose bezhë në pjesën e brendshme të syrit i jep atij më shumë dritë, e tregon më të çlodhur dhe krijon iluzionin se sytë tuaj janë më të mëdhenj.
Korrektor magjik
Është hapi tjetër që duhet të bësh. Apliko korrektorin poshtë syve, duke krijuar një trekëndësh të përmbysur. Menjëherë shikimi do të duket më i ndritshëm, pasi rrathët e zinj apo shenjat e kuqe do të jenë zhdukur.
Një “mashtrim” i vogël me rimelin
Bëje shikimin të duket më intensiv duke aplikuar rimel vetëm në qerpikët poshtë. Preferoni një rimel kundër ujit për të shmangur njolla të zeza poshtë syve.
Ton i bardhë ose highlighter
Me një pinel të hollë vendos pak ton të bardhë në këndin e brendshëm të syve. Një mënyrë tjetër është të vendosni highlighter në formë pudre.
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë