Një avokat në Egjipt u arrestua pasi publikoi një foto në profilin e tij në rrjetin social me “jelek të verdhë”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avokatja dhe aktivistja egjiptiane Mahinur el-Masri, në një deklaratë në rrjetin social Facebook, theksoi se avokati Muhammed Ramazan është arrestuar në qytetin e Aleksandrisë me pretekstin se “zotëron pesë jelekë të verdhë” dhe se me vendim të prokurorisë do të mbahet 15 ditë në paraburgim.
Ajo tregoi se Ramazan do të akuzohet edhe për shkak të “përhapjes së lajmeve të rreme në rrjetet sociale dhe nxitje për protestë të paligjshme”.
Edhe Asociacioni për Lirinë e Shprehjes dhe Mendimit konfirmoi se Ramazan është arrestuar me arsyetimin se “zotëron pesë jelekë të verdhë”.
Autoritetet egjiptiane nuk kanë komentuar rreth çështjes.
Arrestimi i avokatit vjen pasi më herët qeveria egjiptiane ndaloi shitjen e jelekëve të verdhë, simbolit të protestave në Francë, para përvjetorit të revolucionit popullor të vitit 2011 që rezultoi me dorëheqjen e ish-presidentit Hosni Mubarak.
Forcat e sigurisë egjiptiane paralajmëruan dyqanet që shesin pajisje sigurie të mos u shesin jelekë të verdhë qytetarëve dhe të mos bëjnë shitjen e tyre me shumicë pa miratimin e policisë.
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...