Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas një hetimi të gjatë duke përdorur teknikat speciale të hetimit dhe vëzhgimit, ka arritur të arrestojë një grup të të dyshuarve, me inicialet B.S., L.SH., P.T., dhe F.XH., nën dyshimin se kanë kryer në vazhdimësi katër vepra penale.
“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge në bashkëkryerje, nga neni 273, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK – së; Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, në bashkëkryerje nga neni 372 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK – së; Detyrim nga neni 340 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK – së dhe; Zjarrvënia nga neni 334 paragrafi 2 të KPRK – së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria dhe Policia lidhur me këtë rast kanë zhvilluar bastisje në katër lokacione të ndryshme, duke përfshirë shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarve dhe ka arritur të sekuestrojë prova materiale të rëndësishme për hetim./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend