Google ADS

Aksidentohet treni në Ankara, katër persona humbin jetë

08:11 | 13 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Një aksident që përfshiu një tren të shpejtësisë së lartë në një stacion në kryeqytetin turk Ankara, ka marrë jetët e të paktën katër personave e lënduar më shumë se 50, njofton guvernatori lokal.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë shërbimet emergjente duke punuar në shpëtimin e njerëzve nga lokomotivat e dëmtuara rëndë, transmeton portali arbresh.info.

Raportimet që citonin zyrtarët lokalë thanë se treni u përplas me një tren tjetër, e më pas me një mbikalim.

Aksidenti ndodhi rreth orës 06:30 të kohës lokale.

Treni ishte duke udhëtuar nga Ankaraja për në qytetin e Konjas në Turqinë perëndimore.

Përplasja ndodhi në stacionin hekurudhor të Marsandiz, rreth 8 km nga stacioni kryesor i Ankarasë.

Një numër i madh i punëtorëve emergjent arritën në vendin e ngjarjes menjëherë pas përplasjes, që ndodhi në kushte me dëborë.

Guvernatori lokal Vasip Sahin u tha gazetarëve se “43 njerëz u plagosën dhe për fat të keq katër prej qytetarëve tanë u gjetën të vdekur”./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme