Të shtunën mbrëma, Amir Pali, që punon si polic në New York ishte plagosur gjatë një aksioni policor.
Por, pas intervenimit të mjekëve në spitalin e New York-ut gjendja e tij shëndetësore u stabilizua, transmeton Telegrafi.
Pasi është lëshuar nga spitali ku ishte trajtuar, ai është pritur si hero nga kolegët e tij në Neë York, që për asnjë moment nuk i ndalën duartrokitjet derisa po hipte në veturë dhe po dërgohej në shtëpi. Mediat amerikane raportojnë se ai ishte plagosur në bark derisa së bashku me kolegun e tij po ndiqnin një person të dyshuar. Departamenti i policisë së New York-ut ka publikuar këtë moment prekës në profilin e tyre zyrtar në Facebook, ku përveç kolegëve që e pritën me duartrokitje aty kishte edhe qytetarë e familjarë. 26-vjeçari dukej shumë i gëzuar që i ka shpëtuar më të keqes, ku përkrah kishte gruan dhe prindërit, ndërsa për profesionalizmin e treguar edhe falënderuar nga policia e New York-ut.
Videon mund ta shikoni KËTU
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...