Qëkur pajisjet celulare u bënë mjeti kryesor i kontaktit për njerëzit, duket se nuk ekziston asnjë kufi për të ndarë telefonin nga duart në ditët e sotme, duke përfshirë këtu dhe banjën.
Shumë njerëz e përdorin atë si një mundësi për të kontrolluar rrjetet sociale, për t’ju përgjigjur email-eve dhe shumë më rrallë për t’iu përgjigjur telefonatave. Smartphone-ët dhe adoleshtentët janë bërë tashmë një çift i pandashëm dhe nuk mund të shkëputen nga njëri-tjetri. 15-vjeçares Irina Rybnikova e cila mbante gjithmonë me vete celularin i ka kushtuar jetën.
Vajza kishte vendosur në karikim telefonin në tualet teksa po bënte dush në vaskën e saj. Por ka qenë fatal momenti kur ai ka rrëshqitur në vaskë dhe elektriciteti i ka marrë jetën. Ajo humbi jetën në shtëpinë e saj në Bratsk të Rusisë. Irina ishte kampione e një sporti luftarak që praktikohej në Greqinë e Lashtë, i quajtur PANKRATION. Ajo kishte fituar kampionatin rus dhe ëndërronte të bëhej një kampione bote. Miqtë e 15-vjeçares janë shprehur se janë të shokuar nga kjo ngjarje dhe zemra e tyre është e thyer. Nëse telefoni nuk do të kishte qenë i lidhur me rrymën elektrike tragjedia nuk do të kishte ndodhur janë shprehur familjarët.
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...