Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në Interaktiv të KTV-së ka thënë se vet votimi i Gjykatës Speciale ishte gabim i madh.
“Vet votimi i Gjykatës Speciale ka qenë gabim i madh. Është dashtë me e ditë se gjithë veteranët që dyshohen do të ftohen, pasi të krijohet një gjykatë vetëm në baza etnie është gabim i rëndë”, ka thënë Kadrijaj.
Ajo ka shtuar se është Serbia ajo që ka bërë të gjitha luftërat, duke thyer të gjitha rregullat e luftës e duke mos kursyer asgjë.
“Mbi 20 mijë gra të dhunuara, e askush s’po përgjigjet për këto krime. Por po përgjigjen ata që e kanë mbrojtur atdheun. Dëgjova se disa kanë marrë ftesa. Por, dëgjova që një ushtar është marrë në formë të dhunshme, e kjo është e paprecedent. Ata duhet të ftohen në mënyrë zyrtare për të shkuar në Gjykatë, siç kanë qenë ato në Hagë’, ka thënë ajo.
Sipas Kadrijaj është shumë mirë që shteti do të financojë të akuzuarit gjatë procesit në Speciale, pasi sipas saj do të ishte e vështirë që të akuzuarit të paguanin nga xhepi i tyre avokatët.
“Megjithatë, gjithë ata që e kanë votuar, siç e dimë është bërë një gjë e mirë. E dimë se askush nuk e ka luksin të paguajë avokatë, dhe fondi i krijuar nga shteti është mirë, pasi ata duhet ta kenë mbështetjen e shtetit, dhe shteti ka obligim ndaj kësaj kategorie gjatë proceseve gjyqësore”, ka thënë ajo.
Kadrijaj është e bindur se lufta e UÇK-së ishte e pastër, dhe akuzat e bëra janë direkt nga Beogradi ose shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.
“Duke pasur parasysh se prej nga e kanë burimin këto akuza, besoj se të gjitha janë nga Beogradi dhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën. Nuk dyshoj se të gjithë do ta mbrojnë ushtrinë çlirimtare të Kosovës dhe do ta mbrojnë edhe veten pasi kanë bërë luftë të pastër”, ka thënë Kadrijaj.
Ajo ka komentuar edhe votimin që do të bëhet të premten për Ushtrinë.
Sipas saj pas Pavarësisë së Kosovës është themelimi i Ushtrisë ajo që e forcon shtetësinë e Kosovës.
“Pas aktit të shpalljes së Pavarësisë me Ushtrinë shtetit të Kosovës po i vihen themelet. Më në fund besoj se të gjithë jemi të lumtur se do të jetësohet ushtria e Kosovës, jam e lumtur të jem pjesë e kësaj legjislature. E ndjej shumëfish pasi kam qenë edhe pjesë e UÇK-së. E tërë kjo ka ardhur falë sakrificave të veteranëve, e vlerës sublime të gjithë atyre që kanë rënë për lirinë e Kosovës”, shprehet Kadrijaj, transmeton Koha.net.
Ajo shton se është mirë që Kosova ka mbështetjen e SHBA-së e të Britanisë.
Kadrijaj insiston se askush s’duhet të ketë frikë nga Ushtria e Kosovës, pasi ajo është multietnike dhe shton sigurinë për të gjithë.
“Nuk mendoj se do të trazira për shkak të kësaj, pasi kemi policinë, kemi KFOR-in. Dhe kjo ushtri nuk është një etnike, por e gjithë komuniteteve. Askush s’duhet të ketë frikë nga ushtria e Kosovës. Megjithatë ne do të ndihemi më të sigurt kur ta kemi ushtrinë. Nuk më çuditë asnjë deklaratë e Serbisë, dhe të gjithë e dimë se asnjë marrëveshje nuk e ka zbatuar kurse BE-ja ka qenë e dobët në presionin ndaj Serbisë me këtë rast”, është shprehur Kadrijaj.
Për dialogun ajo thotë se duhet që të gjithë të jenë të bashkuar.
“Është një momentum i rëndësishëm, është faza finale e dialogut. Këtu duhet të kemi një konsensus dhe duhet të bashkohemi pozitë e opozitë. Secila parti duhet ta ketë një përfaqësues në ekipin dialogues në mënyrë që ta përmbyllim në mënyrë më të suksesshme këtë proces”, ka thënë ajo.
Kadrijaj shton se nuk ka asgjë të keqe që edhe presidenti Thaçi të jetë pjesë e dialogut, gjë që është kundërshtuar nga LDK-ja dhe Vetëvendosje.
‘Nuk e di se ku ka qenë mospajtimi për ekipin negociator, por ndoshta ka mbetur të diskutohet platforma dhe më pas të votohet. Presidenti ka kompetencat e veta, dhe ato janë caktuar me Kushtetutë. Mendoj se nuk ka asgjë të keqe të jetë edhe presidenti, por ekipi duhet të jetë prej të gjitha partive politike, në mënyrë që të mos vendos vetëm një person për dialogun. Nëse e merr shumicën parlamentare atëherë do ta ketë legjitimitetin. Nuk e kuptoj se pse VV-ja e LDK-ja nuk duan të jenë pjesë e dialogut. Mendoj se do të duhej që të gjithë të ishim pjesë e tavolinës për të dialoguar me Serbinë, e aty duhet të jenë edhe VV-ja e LDK-ja”, ka thënë ajo.
Kadrijaj ka insistuar se të gjithë janë kundër korrigjimit të kufijve.
“Kundër korrigjimit të kufijve janë të gjithë, edhe ata të pozitës e të opozitës. Kosova është njohur me këta kufij aktual. Duhet të forcohet subjektiviteti i shtetit të Kosovës. E nuk duhet të luhet me kufij pasi dihet që territori është shumë i ndjeshëm në këtë aspekt. Unë jam kundër kësaj, dhe nuk bashkëpunojmë me njerëzit që janë pro kësaj ideje”, ka thënë Kadrijaj.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...