Google ADS

Haxhi Bejta zgjidhet kryetar i nëndegës së PDK-së në Prekaz

23:18 | 12 Dhjetor 2018
A. B.

Kuvendet zgjedhore të nëndegëve të Partisë Demokratike të Kosovës po vijojnë në tërë Kosovën.

Nga 1200 nëndegë të PDK-së që ka në nivel Kosovës, deri tani janë mbajtur 70 kuvende.

Në këto 70 kuvendet e para zgjedhore, në procesin zgjedhor, sipas Komisionit zgjedhor të PDK-së, kanë marrë pjesë rreth 4 mijë delegatë.

Sot u mbajtën kuvendet zgjedhore në disa nëndegë si në Prekaz të epërm, Rashincë dhe Muzeçinë. Në Prekaz të epërm, me pjesëmarrjen e mbi 200 delegatëve u zgjodhën organet drejtuese të nëndegës së PDK-së. Me këtë rast, sipas Komisionit zgjedhor, u zgjodh Kryesia e nëndegës me 11 anëtarë dhe 8 delegatë për kuvendin e degës. Kryetar me votim të fshehtë u zgjodh Haxhi Bejta i cili mori besimin e shumicës së delegatëve të pranishëm.

Ai me këtë rast i falënderoi të pranishmit për besimin e dhënë dhe u zotua se do të bëj më të mirën për platformën e Dekadës së Re, si të vetmes platformë të qartë, me besim, zhvillim dhe integrim. Të pranishëm në këtë proces zgjedhor, ishin të pranishëm edhe Kryetari i Degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku, nënkryetari i komunës, Nuredin Lushtaku, deputetët e Kuvendit të Kosovës nga kjo anë, Blerta Deliu, Ganimete Musliu, Bekim Haxhiu, Rafet Rama, personalitete tjera të kryesisë qendrore dhe të degës së PDK-së në Skënderaj.

Të ngjashme