Jakshiq: Nëse Kosova formon Ushtrinë, Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht

22:43 | 12 Dhjetor 2018
A. B.

Në veri të Kosovës nuk ka arritur asnjë autoblindë.

Kështu thotë Marko Jakshiq nga veriu i Kosovës.

Duke folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës, Jakshiq për gazetën “danas” ka thënë se ndaj këtij hapi Beogradi nuk ka përgjigje të duhur.

“Serbia duhet të kërcënojë qartë e zëshëm se nëse e bëjnë Ushtrinë e Kosovës, sipas Rezolutës 1244 ajo ka të drejtë që me ushtrinë dhe policinë e vet të hyjë në Kosovë. Veç kësaj, ushtria e Kosovës nuk guxon të hyjë në veri, por mund t’ua bëjë të hidhur jetën serbëve në jug të Ibrit. Prandaj Serbia duhet të luftojë që Kosova të mos e themelojë Ushtrinë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme