Google ADS

May i mbijeton votës së mosbesimit në Britani

22:31 | 12 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Kryeministrja britanike, Theresa May, i ka mbijetuar një vote mosbesimi që është organizuar nga konservatorët e Partisë së saj, Tory.

Ajo ka fituar 200 vota në favor të saj, në krahasim me 117 vota tjera kundër.

Për të fituar këtë proces, asaj i janë dashur 159 vota, apo gjysma e deputetëve parlamentarë, plus një tjetër votë.

Në një takim të mbyllur me ligjëvënësit e saj para se të arrijë vendimi për fatin e saj, May ka thënë se ajo nuk do të drejtojë partinë e saj në zgjedhjet e ardhshme.

“Ajo ka thënë se nuk do të garojë në zgjedhjet e përgjithshme”, ka thënë ministrja për Punë dhe Pensione, Amber Rudd para gazetarëve.

“Ka qenë një fjalim emocional, ajo ka thënë se ‘në zemrën time unë kam dëshiruar të bëj atë, mirëpo tani e di se nuk do të garoj’”, ka shtuar Rudd.

Njoftimi për votën e mosbesimit ndaj saj ka ardhur vetëm dy ditë pasi Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka marrë vendim se Qeveria britanike mund të tërheqë njëanshëm vendimin për t’u larguar nga blloku evropian, pa u konsultuar me shtetet tjera anëtare./rel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme