Juve pëson nga Young Boys, por kualifikohet nga pozita e parë në grup

23:01 | 12 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Juvetnusi është kualifikuar nga vendi i parë në Grupin H të Ligës së Kampionëve, edhe pse në xhiron e fundit pësoi humbje me rezultat 2-1 nga Young Boys.

Mysafirët i dominuan minutat e para të sfidës, mirëpo pas gjysmë ore lojë ishin vendasit ata që kaluan në epërsi. Alex Sandro shkaktoi një penallti, të cilën e konvertoi në gol Guillaume Hoarau (30′).

Me gjithë rastet e Bianconerëve në fraksionin e parë, skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e ekipit zviceran.

Ndërkohë që shanset e Zonjës së Vjetër nuk munguan as në pjesën e dytë, përsëri realizoi skuadra vendase. Pas një kundërsulmi, ishte përsëri Guillaume Hoarau ai që shënoi (68′).

Pas inkuadrimit në lojë në pjesën e dytë, Paulo Dybala shfrytëzoi një top të kthyer për ta ngushtuar rezultatin (80′).

Në minutat e mbetura, Juve bëri presion të vazhdueshëm duke krijuar raste të njëpasnjëshme, mirëpo mungoi konkretizimi. Dybala shënoi edhe një tjetër supergol, mirëpo iu anulua për pozitë jashtë loje të Cristiano Ronaldos.

Përkundër humbjes, Juventusi kualifikohet nga pozita e parë në Grupin H me 12 pikë, pasi që edhe Manchester Unitedi pësoi humbje nga Valencia.

Për Young Boys ka përfunduar edicioni i sivjetmë në garat evropiane, pasi kanë përfunduar në fund të grupit me katërt pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme