Ish-ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale i Kosovës, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, ka folur edhe për taksën 100 për qind që Kosova ia ka vendosur Serbisë.
Rashiq ka thënë në televizionin T7 se taksa ndaj Serbisë është vendosur pa menduar mirë.
Ai madje ka thënë se vendosja e taksës është veprim i ngutshëm dhe emocional.
“ Vendim i ngutshëm. Reagim emocional i qeverisë. Ky reagim erdh pas dështimit të Kosovës në Interpol. Vendimi erdhi i pa menduar mirë dhe s’ka asnjë planë se si do të veprohet”, ka thënë ai.
Rashiq ka thënë se kjo taksë do të ketë edhe komplikime në Bashkimin Evropian.
“ Kjo taksë nuk do të jetë afatgjate. Çka do të ndodh pasi kjo taksë të hiqet. Çka do të thonë politikanet pasi të hiqet kjo taksë”.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...