Real Madridi ka pësuar humbje befasuese, por të parëndësishme nga CSKA Moska me rezultat 0-3 në Santiago Bernabeu.
Los Blancos përkundër kësaj humbje ata përfundojnë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në vendin e parë.
Ndeshja filloi me shumë shans të Realit, por spanjollët nuk kishin fat dhe konkretizim para portës kundërshtare.
Kështu mysafirët shënuan dy gola të shpejtë, fillimisht me anë të Fedor Chalov (37′) dhe pastaj me Georgi Schennikov.
Edhe në pjesën e dytë ishte pothuajse e njëjta histori, golin e tretë dhe të fundit në këtë ndeshje e shënoi Amor Sigurdsson në minutën e 73-të.
Kështu Real Madridi e përfundon Grupin G në vendin e parë me 12 pikë dhe vazhdon në fazën e eliminimit direkt ashtu si Roma nga pozita e dytë me nëntë pikë.
Në Ligën e Evropës nga vendi i tretë shkon Plzen me shtatë pikë, kurse CSKA Moska e fundit me shtatë pikë.
Kundërshtari i ardhshëm i skuadrës spanjolle do mësohet me anë të shortit.
https://www.youtube.com/watch?v=WOqtyCVV3Cg
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...