Google ADS

Për 4 muaj refuzon të dërgojë djalin në shkollë, sepse i duhej të ecte 20 minuta

20:25 | 12 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Një djalë gjashtëvjeçar nuk e ka vazhduar shkollën për më shumë se katër muaj, njejtë ka ndodhur edhe me motrën e tij, pasi nëna e tij thotë se logjikisht është vështirë të ecësh nëpër dy shkolla të ndara.

Kelly Reynolds, 28 vjeçe, tha se i duhet ndihma e këshillit të qarkut për të marrë djalin e saj, Harry Kirkby, në shkollë, pasi ajo nuk i jep dot makinës, transmeton portali arbresh.info

Në total, nëna e re përton të bëjë nga 90 minuta dy herë në ditë për të dërguar fëmijët e saj në shkollë.

Këshilli ka vendosur që nuk e ka për obligim të marrë fëmijën e saj e ta dërgojë në shkollë, mëqe distanca është shumë e shkurtër.

Ngjarja ka ndodhur në Britani të Madhe. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme